Marko Simonovski mund të ishte goditja e radhës e Kukësit, por, për detaje të vogla, sulmuesi i Maqedonisë ka zgjedhur një ekip rumun përpara kampionëve në fuqi të Shqipërisë. “Panorama Sport” ka zbuluar se drejtuesit e klubit verilindor prej ditësh janë futur në bisedime me 26-vjeçarin që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e klubit finlandez, FC Lahti.
Simonovski i kërkoi Kukësit një pagë prej 7 mijë eurosh në muaj, por klubi verilindor nuk ishte në gjendje të plotësonte këtë kërkesë duke i thënë që të ulë pretendimet. Kësisoj, pas negociatave të vazhdueshme, sulmuesi firmosi në një klub rumunduke mos preferuar Kukësin që ofronte 5 mijë euro në muaj.