Pas miratimit të projekligjit për përdormin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Me anë të një statusi në facebook, Rama thotë se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe është një arritje historike për shqiptarët.
“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”-shkruan Rama.
Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare, me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.