Shoqata e taksistëve: Na dëmton sepse kamera cënon privatësinë e klientëve dhe për pasojë ata do zgjedhin taksitë informale
Shoqata e taksitëve kundërshton mundësinë e vendosjes së kamerave të sigurisë nëpër taksi. Një vendim i mundshëm për këtë sipas taksistëve do të ishte në kundërshtim me të drejtat e njeriut pasi monitorimi i kamerave nga policia do të shkelte privatësinë e klientëve që përdorin këtë shërbim. Publikimi në media i videos së grabitjes me armë zjarri të një taksistit nga një punonjës policie, ka hapur këtë diskutim. Si grup interesi, shoqata e taksive mendon se vendosja e kamerave nuk duhet të detyrohet me ligj siç parashikohet nga ministria e Brendshme por të jetë një inciative personale e shoqërisë apo indivdiëve që ofrojnë këtë shërbim.
Përfaësuesi shoqatës së taksistëve, Gëzim Bardhi, tha se një tjetër problem është edhe kostoja e një kamere sigurie është mbi 100 euro. Vendosja e një kamere sigurie, ligjërisht duhet të shoqërohet me shënim që shërbimi është në survejancë. Por, takistët thonë se ky kjo e demton pasi klientët do të zgjedhin taksi informale.