Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar në spital gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve shëndetësore.
Mësohet se Mustafa është prekur nga virusi i gripit, ku për shkak të komplikimit të gjendjes shëndetësore është shtruar në spital.
LDK bëri me dije se gjendja e Mustafës është e qëndrueshme. Po ashtu thuhet se, “Shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike. Falënderojmë mediet dhe opinionin publik për interesimin”.