Prokurorë të rinj në Lushnje, Sarandë e Pukë, procesi i shkarkim-emërimeve vazhdon
Vazhdojnë ndryshimet në prokurori. Këshilli i Prokurorisë ka emëruar sot Gent Osmanin dhe Elisabeta Ymeri në postin e zëvendës prokurorit të Krimeve të Rënda.
Këshilli i Prokurorisë emëroi gjithashtu prokuror në Lushnje Çlirim Shahinin, në Sarandë sështë emëruar prokuror Edison Ademi ndërsa në Pukë, Elidjana Kasaj. Pak ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi ndryshime në drejtimin e prokurorive në disa rrethe. Burime thanë se procesi i ndryshimit të kuadrit në këtë institucion do të vazhdojë.