Futbollisti i skuadrës së Amed S.k, Deniz Naki, i cili aktivizohet në ligën e dytë Turke, i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë. 28-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në një nga rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë në momentin kur atentatorët kanë tentuar ta vrasin.
Deri më tani nuk ka një version nga policia, por mësohet se dy mund të jenë arsyet e kësaj vepre që mund t’i kishte kushtuar jetën futbollistin. Ai njihet si një nga ata persona, të cilët janë kundër regjimit të Rexhep Taip Erdogan, ndërsa tjetra, e cila duket edhe më bindëse, është se Naki është me origjinë kurde dhe nuk pëlqehet aspak në Turqi.
“Instinktivisht u spostova me makinë në korsinë e djathtë, kur dëgjova të shtënat. Pata frikë se mos vdisja”, është shprehur Naki për mediat vendase i pyetur për incidentin e ndodhur.