Metamorfoza e emrave të fëmijëve shqiptarë, nga ata të mbretërve ilirë tek personazhet e telenovelave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Metamorfoza e emrave të fëmijëve shqiptarë, nga ata të mbretërve ilirë tek personazhet e telenovelave

09:49 | 07/01/2018
në Shqiperi
0

Shumë prindër përpiqen që t’u vendosin emra interesantë fëmijëve të tyre. Emra të huazuar nga filma, libra, apo të formuar nga bashkime shkronjash.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në të kaluarën, në Shqipëri janë vendosur emra që lidheshin me besime fetare, si atë të krishterë ashtu edhe mysliman. Për shkak edhe të pushtimit të gjatë Osman, kryesisht kjo ka qenë e dukshme tek besimi mysliman ku emrat më të përdorur ishin emra me domethënie fetare me origjinë turke.

Më pas, me ndalimin me ligj të fesë në vitin 1967, u ndalua edhe përdorimi i këtyre emrave fetarë. Sipas gjuhëtares Linda Mëniku, kjo solli një rikthim tek emrat e vjetër autoktonë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Dalja e emrave fetarë nga qarkullimi sigurisht që rriti mundësinë e përdorimit të emrave ilirë që lidheshin me emra të fiseve Ilire, si fisi i Albanëve, fisi i Enkelejve apo fisi i Taulantëve dhe më pas me emrat që kishin të bënin me emrat e mbretërve ilirë, si Agron, Genti, Teuta etj”, thotë Mëniku.

Por gjatë periudhës së komunizmit, shumë të përdorur kanë qenë edhe emra që lidheshin me regjimin e asaj kohe, si Stalin, Lenin, Engels, Kongres, Partizan etj.

Pas viteve ’90, duket sikur edhe emrat ilirë të përdorura deri në atë kohë, u vjetruan.

“Është një prirje për të mos pasur përdorimin e emrave ilirë të cilët janë përdorur gjerësisht deri në vitin ’90, pra jo emri Alban, Albana apo emri Agron dhe Teuta por ka një prirje drejt emrave Ilirë më pak të përdorur, p.sh. siç është emir Bojken, apo Skerdilajd, apo Glauk, që është një prirje e viteve të fundit, ose emrit etnik të shqiptarëve, emri Arbër”, shprehet Mëniku.

 Por përveç këtyre, filloi një përdorim në masë i emrave të huaj.

“Duke qenë se ligjërisht shqiptarët nuk lejoheshin që deri në vitin 1990 të vendosnin emra të huaj, për fëmijët e tyre dhe ishte një lloj dëshire e brendshme e tyre për ti patur këto emra, pikërisht në 90-ën kur ndodhi transformimi i madh i shoqërisë shqiptare, e para gjë që u bë ishte vendosja e emrave të huaj”, thotë gjuhëtarja.

Një ndikim të madh kanë pasur edhe serialet televizive.

“Kanë një ndikim shumë të madh telenovelat e huaja. Ne  kemi breza të tërë shqiptarësh që kanë marrë emrat e telenovelave. Në qoftë se në një periudhe kishin ndikim shumë të madh telenovelat nga Brazili apo Amerika Latine, tashmë kanë një ndikim shumë të madh telenovelat turke dhe ndoshta brezi i ri i shqiptarëve mund të ketë këtë lloj ndikimi”, thotë ajo.

http://tvklan.al/metamorfoza-e-emrave-tek-shqiptaret/

Etiketa: emrafemijeilirëshqiptaretelenovela

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rigjallërohet parku i Karavastasë, flamengot pushtojnë lagunën (foto)

Rigjallërohet parku i Karavastasë, flamengot pushtojnë lagunën (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com