Dy shqiptarë janë arrestuar në Val Mulini, në Ronago të Zvicrës, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi droge.
Forcat e policisë të Olgiate Comascos, kanë ndaluar makinën me të cilën po udhëtonin 2 shqiptarët nga Zvicra në Itali, në brendësi të të cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Ata e kishin fshehur kokainën në vendin e airbegut, përballë sendilies së pasagjerit. Makina ishte ndalur në Ronago, në kufi me Zvicrën, ku policët kishin vënë re një anomali nga xhamat e makinës.