Nga Albert Nikolla
Mendoj se do të ishte e udhës, edhe në perspektivën e përfshirjes europiane të Shqipërisë, që të hiqej çdo emërtesë rruge apo shkolle publike që mban emrin e Ahmet Zogut.
Përveç fakteve të trishta dhe të mirëditura nga veprimtaria e tij politike tribale aspak atdhedashëse, dy besoj se janë motivet themelore që figura e tij të mos respektohet nëpërmjet emërtesash objektesh publike: grabitja e paskrupullt e krejt financave të shtetit dhe sidomos braktisja e popullit në ditën më të zezë.
Një mbret (i vetëshpallur!) që braktis popullin e tij në momentin më kritik të historisë së tij, nuk është i denjë të respektohet si i tillë!
Respektimi publik i personazheve të tillë nxit një kulturë që ka në indin e saj mungesën e respektit ndaj së mirës së përbashkët dhe institucioneve shtetërore! Është kulturë tipike anti europiane!