Portjeri i Napolit, Pepe Reina, është entuziazmuar aq shumë nga goli i tretë i Bajernit, i shënuar nga ish-shoku i tij i skuadrës, sa që nuk ka mundur të përmbahet, por ka shpërthyer edhe në “twitter”. “Thiagooooooooooooooooooo!” ishte demostrimi i kënaqësisë së spanjollit për golin e patriotit të tij, i cili me atë 3-2 fitmosi përfundimisht kapitullimin e skuadrës së Alegrit. Ndërkohë që futbollitët e Juves nuk e kanë marrë me sportivitet postimin e Reinas dhe duket se dueli për titullin e madh të Serisë A nuk ndalon as në natën europiane