E ngjashme me një skenë filmi ka qenë arratisja e 3 shqiptarëve dhe një gjeorgjiani nga burgu i Athinës gjatë mesnatës.
Ata kanë prerë hekurat e qelisë dhe përmes çarçafëve kanë arritur të dalin nga kati i dytë i burgut për të shijuar më pas lirinë.
Për njërin nga të arratisurit zgjati shumë pak liria, gjeorgjiani i dënuar për trafik droge u arrestua nga forcat e policisë vetëm pas disa minutash, por dy shqiptarët kanë mundur që të largohen me shpejtësi.
Njëri nga shqiptarët e arratisur do të vaunt dënimin nën akuzën vrasjes. Gjykata e Athinës kishte dhënë dënimet për shqiptarët dhe gjeorgjianin në datë 3 janar kurse sot pritej që të transferoheshin në burg nga qelia e gjykatës.