Bashkia e Tiranës do të nisë fazën e dytë të punimeve për Rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut.
Sipas Planit të Bashkisë së Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “ Skënderbej”, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.
Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit “Skënderbej” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Qarkullimi i automjeteve nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta”, pra segmenti para Taiwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug.