Ekstradimi i Ballist Morinës drejt Serbisë ende nuk është vendosur.
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një prononcim për gazetën ‘Blic’ ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet.
“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”, tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.
Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.