Ligji i luftës me Shqipërinë duhet të hiqet. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.
Ai thotë se ky ligj është i pakuptimtë, ndërsa ka vlerësuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar, mos dyshoni për ketë. Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pakuptimtë”, deklaroi ai.