Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë rastisur njëherazi te Kisha Ortodokse, ku kanë uruar Kryepeshkopin Anastas Janullatos për festën e Krishtlindjeve.
Një ditë pasi mori shtetësinë shqiptare, Janullatos ka pritur njëkohësisht Ruçin dhe Kryemadhin.
Ruçi dhe Kryemadhi janë vënë sot përballë njëri-tjetrit për herë të parë që prej protestës së javës së kaluar, kur opozita protestoi kundër zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku.
(Ruçi dhe Kryemadhi në pritjen e Janullatos)