Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin festojnë sot Krishtlindjen.
Jesus lindi 2017 vjet më parë duke u bërë shpresa, frymëzimi dhe forca e besimtarëve katolikë e ortodoksë në mbarë botën.
Festimet në Shqipëri kanë nisur që në mesnatë në meshën e mbajtuar në Katedralen e Shën Palit.
Imzot Xhorxh Frendo drejtoi meshën ku theksoi se paqja mund të arrihet vetëm nëse njerëzit duan njëri-tjetrin.
“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe.
Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriu. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe”, tha Imzot Frendo.
27.al ju uron të gjithë besimtarëve të krishterë Gëzuar Krishtlindjen!