Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish- SMT, Dobraç.
Bëhet me dije se një motor është përplasur me një biçikletë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit Gj. P., 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Shkodrës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.
Aktualisht policia po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.