Janë ritakuar në skenën e madhe të Festivalit të 56 të këngës në RTSH. Adi Krasta nuk e ka fshehur që e ka një “ëndërr” në sirtar, të prezantojë një festival me Enkel Demin. Ky i fundit ka pranuar menjëherë, madje me “gjysëm çmimi”. Nuk kanë hequr dorë as njëri, as tjetri nga thumbat për televizionin e sotëm, ku heronjtë ose janë zonjusha të gomuara, ose Made in Turkey.
Gjithsesi, në fund nuk i kanë rezistuar tundimit për të hequr një valle, por jo në stilin e Pogonishtes, në llojin Celentano-Morandi.