Një bombë ka shpërthyer mëngjesit e kësaj të premtje në Gjykatën e Apelit në Athinë.
Rreth orës 03:00, 4 persona kanë hedhur një lëndë plasëse dhe kanë qëlluar në drejtim të rojes.
Nga sulmi nuk ka pasar të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Sulmuesit janë larguar me një mjet tip furgon, të cilin e kanë djegur më pas.