Tani që vetëm pak ditë na ndajnë nga Krishtlindjet, Dom Gjergj Meta ka një mesazh për të gjithë besimtarët.
“E festojmë këtu në Mirditë, në Mat dhe Dibër festën e Krishtlindjes e cila është festa e familjes, është festa e bashkësisë. Krishtlindja nuk mund të festohet vetëm, duhet të festohet bashkë me të gjithë njerëzit, por në mënyrë të veçantë me ata njerëz që janë të menjanuar, të varfër, të braktisur, të lënë pas dore. Kjo është festa e tyre në mënyrë të vecantë, sepse Zoti zgjedh pikërisht të bëhet njeri, zgjedh të bëhet njeri si ne, një njeri i varfër mes të varfërish. Prandaj ky është lajmi i mirë, ky është gëzimi i këtyre festave. Ju uroj të gjithëve gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri që po vjen”, shprehet Ipeshkëvi i Rrëshenit.