Nga Ernest Koliqi
Posi… U ba Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin: Rrnoftë Shqipnija! Ti, i meçëm, përgjegjë tue bërtitë në kupë të qiellës:
– Rrnoftë, po! E shpejt me prositë flamujt. Na shkyeju: rrnoftë! E ti shit, ban pare tue tregtue mai ndiesit t’ona. Lojë e bukur, por s’të ka dalë…
Gasper Tragaci lëshoi shtizën e u avit kërcënueshëm hah deal. Flamuri ra për tokë. Hilushi s’luejti vendit. Tregtari u ndal para tij. Mos me kenë hatri i miksis së mocme që kam me shtëpin t’ante, dij un…
I riu ia priti:
Për hatër t’asaj miksije tash qes bejta me t’u shitë flamujt. Me za që dridhej prej pezmit tjetri ia këthei:
Po, zati ti s’din veç me qitë bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. më vjen keq për gjind të tuej se tash i qet në rrugë të madhe, me shka shof un. Hajt, hajt, qit bejta e dueje Shqipnin: bejtat e Shqipnija jan me të qitë në dritë… U afrue edhe ma tepër e pëshpëriti si një fishkullimë: U shtinë a s’u shtinë flamujt, qëndroi a s’qëndroi Shqipnija, unë kam mjaft, shyqyr me jetue: a more vesht? E tash, jashtë…
-Kadalë… – ia priti priti djaloshi me t’egër e sytë e vetten: Dal vetë, s’asht nevoja me më qitë jashtë ti. Por edhe nji fjalë due me ta t’a than e të lutem vire në vesh, po rrehesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallëve qyshse je ndry në kët dugajë mbushe me mall. Ky asht vorri i yt. E sa par Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kanë me t’u shitë krejt. Por rueje shpirtin t’and mos t’ia shitish dreqit. E Hilush Vilza doli, lehtësuese në zemër nga ai shifrim, me thithë apr të kulluet n’udhë, sepse era e asas dugaje mirrte frymën.