Ministërja e Mbrojtjes Kodheli: Pas 8 vjetësh, ende s’ka drejtësi
Edhe pse kanë kaluar 8 vjet nga tragjedia më e madhe e ushtrisë shqiptare, shpërthimi i Gërdecit, banorët e familjarët e viktimave nuk reshtin së kërkuari drejtësi por edhe kompensimet. Si cdo vit edhe këtë 15 mars, në takimet me ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, refreni ka qenë i njëjtë.
Kodheli ishte në fshatin e tragjedisë, ku ka bërë dorëzimin në bashkinë e Vorës të territorit të pastruar nga forcat e armatosura. Ne ceremoninë e rastit Kodheli ka folur për drejtësi të munguar. Por një banor e ka shfrytëzuar rastin për të thënë “Ministërja e mbrojtjes të mbajë premtimet që ka dhënë për sa kohë ishte në opozitë. Drejtësi!”. Ndërkohë gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve në Gërdec të cilëve tetë vite më parë iu dëmtuan bizneset, ajo është përballur me shqetësimin e tyre në lidhje me kompensimet. Një nga të pranishmit në takim i tha ministres se “Jemi 145 persona që presim të marrim një kompensim prej 252 milionë e 800 mijë lekë të vjetra. Në rast se është mundësia me na ndihmu”. Familjarët e viktimave të Gërdecit nderuan kujtimin e te afërmve të tyre zhvilluan homazhe dhe vendosen lule ne varreza, ndërkohë në Tiranë, drejtuesit politikë floën përsëri sot për drejtësi të munguar. Më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05, në fabrikën e demontimit në Gërdec ndodhi shpërthimi tragjik që u mori jetën 26 qytetarëve.