Deputeti demokrat Klevis Balliu dënon ashpër sjelljen ndaj ish-kreyministrin Berisha dje në Parlament.
Balliu shkruan:
Nuk ndalet Sali Berisha o budallenj o çakenj. Turp ajo që ndodhi me Sali Berishën në sallën e Kuvendit, e cila faktoi që drejtohet dhe urdhërohet nga mafia në pushtet. Sali Berisha mori fjalën brenda të gjitha rregullave dhe IL CAPO DEI CAPI i bëri me shenjë kryegardistit që ta pengonte.
Mjeranë të shkretë, jo ju por askush nuk e ndal dot këtë burrë të flasë.
Dhe në kohën e duhur, në vendin e duhur do të mbahet përgjegjësi për këtë lëvizje të shëmtuar nga krimi i veshur me kostume ministrore.
Kryeprokurorja ta nisë punën me këtë ngjarje të rëndë, nëse do të tregojë se vërtetë ajo nuk është peng i krimit.