Gjatë kohës kur deputetët e PS votonin Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese me ngjyrë në sallën e Kuvendit.
Nga pamjet direkte nga salla e Kuvendit, duket se situata brenda sallës është e tensionuar.
Teksa vijonte hedhja e tymuese drejt foltores së Kuvendit dhe kryeministrit, punonjësit e Gardës kanë hapur çadrat.