Partia Demokartike ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ndërkohë që në selinë blu, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje në orën 17:30 me aleatët.
Ende nuk dihen se kush do të jenë aleatët që do të bëjnë pjesë në këtë mbledhje, ndërkohë që pritet të marrin pjesë Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe aleatët jo parlamentar.
Burime pranë PD bëjnë me dije se në këtë mbledhje Basha do të jap informacionet lidhur me protestën e nesërme dhe do u kërkojë aleatëve të tij të angazhojnë sa më shumë struktura të tyre.