Pas një seancë të gjatë plenare, ku Kuvendi u përfshi nga debatet e mëdha mes opozitës dhe maxhorancës, deputetët kanë kaluar tek votimi i projektligjeve. Mësohet se akti normalit është votuar me 76 vota pro.
Po ashtu, edhe projektligji për ndihmat juridike është miratuar me 76 vota pro. Ndërkohë, votimi për anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës është shtyrë, kjo edhe për shkak të mungesës së kandidatëve.
Ishte vet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai që pohoi se nga 4 kandidatë për anëtarë ishin vetëm dy emra.
http://www.balkanweb.com/site/kuvendi-miraton-aktin-normativ-shtyhet-votimi-per-anetaret-e-autoritetit-te-konkurrences/