Në vijim të seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ka mbajtur fjalën e saj kandidatja për kryeprokurore të përkohshme Arta Marku.
Ajo ka thënë se nuk është ndikuar nga asnjë ndërhyrje në vendimmarrjen e saj.
“Çështjet që kam trajtuar unë kanë të bëjnë me trafikun e armëve, lëndëve plasëse dhe rrëmbim personi. Puna ime është vlerësuar edhe nga OPDAT. Në vendimmarrje nuk jam ndikuar nga asnjë ndërhyrje. Nuk i detyrohem askujt për asgjë sepse për çdo gjë ia kam dalë vetë. Nuk kam qenë asnjëherë subjekt i ndonjë hetimi”, u shpreh Marku.
Marku tha se Prokuroria ndodhet në kaos dhe se emërimet dhe shkarkimet nuk kanë lidhje me meritën e tyre. Sipas saj, ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në punë.