Policia italiane ka zbuluar sot një skenë e trafikut ndërkombëtarë të heroinës mes Italisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Gjykata italiane ka dhënë 9 urdhër-arreste për 9 shqiptarë nga Elbasani, mbi ta rëndon akuza e trafikut të drogës dhe organizatës kriminale. Për dy shqiptar të tjerë dhe një italian është dhënë mara e sigurisë “arrest shtëpie”.
Grupi i narkotrafikantëve dërgonte sasi të mëdha heroine nga Shqipëria drejt Maqedonisë me destinacion Italinë.
Policia i ka sekuestruar grupit të trafikantëve 80 kg heroinë gjatë disa viteve në aksione të ndryshme.