Dita Botërore Kundër Korrupsionit është 9 dhjetori. Në kuadër të kësaj dite edhe Ati i Shenjtë ka mbajtur një qëndrim.
Papa Françesku është i njohur për risitë që ka sjellë në komunikim, duke qenë përdorues i shpeshtë i rrjeteve sociale.
“Ne duhet të luftojmë korrupsionin me vendosmëri. Është një e keqe e bazuar në adhurimin e parave dhe ofendon dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Papa Françesku në Twitter.