Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reguar sot në lidhje me Ditën e Rinisë.
Nëpërmjet një postimi në facebook Kryemadhi shkruan se edhe sot “Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë”.
Postimi i plotë:
8 Dhjetori është një ditë e madhe!
Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.
Ishin të rinjtë ata të cilët me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë.
Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!
Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë!