Me 12 dhjetor, Dominique Bilde, eurodeputetja franceze e ENL, do të depozitojë një kërkesë ku do të kërkojë ndërprerjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kjo kërkesë e Bilde vjen në mënyrë të përsëritur, pasi ajo edhe më herët i është drejtuar Unionit Europian për të ndërprerë negociatat me Shqipërinë.
Kërkesë për ndërprerje të negociatave, viti 2015
Dominique Bilde, Steeve Briois, Sophie Montel
Propozim për ndërprerjen e menjëherëshme të negociatave të Shqipërisë për aderimin në Unionin Europian.
Bazuar në prioritetet e partneritetit Shqipëri-Europë, Parlamenti Europian konsideron:
A. Shqipëria ka përfituar nga kreditë europiane 315,5 milionë euro për periudhën 2000-2006 dhe 306,7 milionë euro për periudhën 2007-2010.
B. Shqipëria ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2009 dhe se kjo kërkesë është njohur më 27 qershor 2014.
C. Në rast të aderimit në BE, Shqipëria nuk do të jetë në gjendje të përballet me presionet konkurruese dhe forcat e tregut.
D. Shqipëria është e ekspozuar ndaj problemeve serioze të korrupsionit dhe përfaqëson një
kryqëzim vendimtar për trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitucionit.
1. PE kërkon të organizohen referendume në secilin nga vendet e Bashkimit në kuadër të zgjerimit.
2. PE bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian
3. PE udhëzon Presidentin e tij për të përcjellë këtë rezolutë në Komision dhe Këshill si dhe shteteve anëtare.
BE shtyn aktivitetin e Shqipërisë
Sipas kalendarit europian të aktiviteteve, takimet e Shqipërisë së 2017-ës janë shtyrë për vitin 2018, ndërsa të 2018-ës pritet të konfirmohen.