Gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e BE-së në Ballkan, duke u shprehur se pa BE nuk do të kishim kurrë atë që kemi në Ballkan.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndodhemi në një moment kritik të cilin e quajti “mallkimi ballkanas”.
“
Pa BE nuk do të kishim kurrë atë që kemi në Ballkan, pajtimet e paqen. Prandaj BE është një forcë shtytëse drejt së ardhmes. Nuk mendoj se pa integrimin në BE do ishim në gjendje të kishim reformat që po kryejmë. S’do kërkonim dot një sistem real efikas drejtësie.
BE do të jetë ashtu sic e kemi njohur, ashtu sic ëndërrojmë për të, dhe duket sikur është mallkimi ballkanas. Se kur BE ishte në formën më të mirë Ballkani ishte në formën më të keqe, dhe tani që Ballkani është mirë, nuk duket se BE është në formën më të mirë, dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet.
Edhe nëse nuk ndodh shpejt çelja e negociatave, do të na ndihmojë të rritemi të shëndoshë.Nuk i kuptoj politikanët e çdo vendi që thonë që duan që Europa të bëhet një ditë, por për momentin kemi diçka që duhet të merremi, me njerëzit tanë që janë bërë nervozë nga zgjerimi,” u shpreh Rama.
http://shqiptarja.com/home/1/pdiu-kqz-z-vend-son-nes-r-mu–n-deputetja-e-re-elena-xhina-457420.html?pos_2