Ka nisur me batuta dhe ironi seanca e sotme plenare mes ish- kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në nisje të seancës, Berisha kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend, duke e akuzuar atë se ka dhunuar gratë. “Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqënien këtu. Duhet të jëtë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?”, tha Berisha.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu përgjigj me ironi Berishës, se Rama ndodhet me Bashën në Bruksel, ku po bëjnë marrëveshje.