Lazio ka triumfuar në limite duke mposhtu në transfertë Sampdorian. Kryeqytetasit janë rikthyer te fitorja, duke ndjekur ritmin e kryesuesve në luftën për një vend në Champions League.
Pas përfundimit të pjesë së parë me rrjete të paprekura, të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Duvan Zapata në të 56-tën. Por ndërsa po luheshin 10 minutat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit nën drejtimin e Simeone Inzaghit kanë përmbysur rezultatin duke dalë me 3 pikë nga stadiumi “Luigi Ferraris”.
Në të 80-ën Sergej Milinkovic-Savic, barazoi shifrat në 1-1, e kur filluan të luhej koha shtesë, Felipe Caicedo shënoi golin e dytë e të fitores për lacialët, duke shokuar skuadrën e Marco Giampaolos.