Dritan Kaba, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka ecur mbi disa rrota makinash në mënyrë që të shmangte baltën dhe kjo ka bërë që Kaba të quajë Ramën: Rrotë mbi rrota.
Statusi i Kabës:
Një rrotë mbi rrota.
Vetëm gjendjen e jashtëzakonshme të mos e shpallë.
Ky është rasti i shitjes së asgjësë.
Një propagandë e shpifur.
Rrota kalon mbi rrota dhe një fotograf nga një anë dhe tjetri në anën tjetër nuk janë asnjëri në baltë.
E kuptoni, që një rrotë nuk ka nevojë të kalojë mbi rrota, por thjesht të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Por është gati të kalojë mbi rrota, nën rrota, të bëjë cirk, estradë, pantonime, skeç, teatër, film, serial, vetëm të mos paguajë familjet shqiptare për dëmet.