Reshjet e shiut që kanë përfshirë Maqedoninë ditët e fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumenjve dhe kanë vështirësuar lëvizjen në disa akse rrugore.
“Qyteti i Shkupit është i gatshëm të përballet me daljet e mundshme nga shtrati i lumit Vardar dhe nuk ka vend për panik. Ekipet janë në terren, ndiqet gjendja dhe po ndërmerren masat përkatëse. Shtabi i Mbrojtjes dhe Shpëtimi i Qytetit të Shkupit do të mbajë kujdestari edhe në 24 orët e ardhshme në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Menaxhim me Kriza”, kishte deklaruar dje Emil Duroviç, shef i Shtabit të Mbrojtjes dhe Shpëtit të Qytetit të Shkupit.