Lidhur me përmbytjet në vend politika shqiptare ka dal në terren të takojë popullin që të tregohen sa më të dashur, por po tregohen të pakujdesshëm.
Dy fëmijë të mitur, një vajzë rreth 10 vjeçe dhe një djalë ndoshta 5 vjeç, shohin me ndrojë kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun, dhe kreun e PD, Lulzim Bashën.
Dy politikanët janë nën çadër, madje duket qartazi që Basha sapo ka zbritur nga makina e tij, sepse dhe këpucët i shkëlqejnë nga pastërtia, ndërsa dy fëmijët e strukur pas murit dhe nën shi shohin me habi.