Drejtuesja e re e këtij institucioni ka përfunduar studimet e mesme për mekanike, ndërsa të lartat për ekonomi agrare me korrespondecë dhe aktualisht është në prag pensioni.
Kreu i departamentit të shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, ka denoncuar si skandal të fundit në shëndetësi, emërimin në krye të spitalit të Lushnjes, të një zonje që ka mbaruar studimet e mesme për degën “mekanike” dhe ato të larta me korespondence për “ekonomi agrare”.
“Personi në fjalë nuk ka asnjë kualifikim sanitar. Në disa dekada pune të saj në Postë e Prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor. Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saj, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat me minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq me shumë një spital”, shkruan Tritan Shehu në facebook.