Lidhur me përmbytjet në vend, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ju dërgojë nga një mesazh në celularë të gjithë qytetarëve.
Në mesazhin e dërguar nga Kryeministria, u drejtohet të gjithë qytetarëve që banojnë pranë zonave të lumenjëve që të tregohen të kujdesshëm kundrejt çdo lloj paralajmërimi që mund të vijë nga Emergjencat Civile.
Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes dhe vëmendje të shtuar në këtë situatë të rëndë në të cilën ndodhet vendi.
Gjendja alarmante nga përmbytjet që prej ditës së djeshme ka mobilizuar çdo strukturë të shtetit shqiptar.