Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se Tirana e ka kapërcyer situatën emergjente të përmbytjeve, falë investimeve në zonat të cilat kanë qenë nën pushtetin e ujit çdo vit.
Veliaj përmendi zonat si Don Bosko, lumit e Lanës apo dhe Bregun e Lumit, të cilat, edhe pse i gjithë vendi është në situatë emergjente, nuk patën probleme.
Çfarë situate kemi?
Shumë zona që përmbyteshin menjëherë, si Don Bosko, zona e Lanës te Pallati me Shigjeta, u shpërblyen, pra nuk patën probleme. Problemet i kemi pasur në zonat rurale. Megjithatë, do t’i evitojmë këto zona. Problem kemi në disa fshatra, por krahasuar me morinë e problemeve që ka pasur Tirana më e keqja ka kaluar. Kemi mbyllur shkollat, kopshtet, çerdhet. Kemi bërë përjashtime për prindërit që nuk kanë pasur asnjë alternativë tjetër ku të lënë fëmijët. Kryesore është çështja e ujit, një pjesë ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike. Po bëjmë matjet çdo 15 minuta në Bovillë, që të sigurohemi që uji gjatë pasdites të jetë në parametrat e duhura.
Do ketë reshje shiu dhe orët në vijim, zonat në vëzhgim?
Kemi fokusin me rreth 1200 veta në terren me të gjitha shërbimet, kemi prezencë të jashtëzakonshme në terren. Zonat më problematike janë mikrofonat, pra një zonë në periferi të Kombinatit. Kryesisht janë ndërtime informale në shtrat të lumenjve, përrenjve, kështu që le të nxjerrin pak mësim nga kjo. Ndërtimi pranë lumit është investimi më fatal që dikush mund të bëjë. Zonat informate dhe ndërtimet pranë lumenjve janë në fokusin më të madh.
Mënyrat për të kontaktuar bashkinë?
Zbatojmë një hierarki prioritetesh në raportimet tona u jepen prioritet atyre që rrezikojnë jetën. Nuk lëmë gjithçka për të shpëtuar një makinë, pra fillimisht te jetët e njerëzve dhe pastaj të mjetet, gjërat që nuk janë jetike.