Një automjet tip “Passat” me targa AA 946 EE është hedhur në erë me eksploziv pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.
Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar pranë një zone grumbullimi inertesh dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka identifikuar dhe pronarin e automjetit, i cili mësohet se është biznesmen në fushën e inerteve. Ai ka dhënë dëshminë përpara uniformave blu ku mësohet të jetë shprehur se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa ka theksuar se automjeti ka qenë i parkuar pikërisht pranë biznesit të tij të inerteve.