Nga Marin Mema
Në ditë të tilla të mos harrojmë shpirtin e patriotëve, rilindasve, luftëtarëve që shkrinë pasurinë e jetën për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Ishin kohët kur mbi të gjitha qëndronte KOMBI e jo interesat personale e pushteti. Kjo forcë e pashtershme duhet edhe sot të na prijë të gjithë ne njerëzve të thjeshtë sepse Shqipëria mund e duhet të bëhet vetëm nga shqiptarët e vërtetë ! Gëzuar miqtë e mi kudo që ndodheni … E mos harroni se forca juaj është forca e vërtetë e këtij flamuri të shenjtë!