Së shpejti nisin punimet për sheshin “Skënderbej”. Lajmi vjen nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i cili tha sot se gjatë dy muajve të ardhshëm nis konsultimi me publikun për këtë projekt.”Ne do të hapim shumë kantiera ndërtimi në Tiranë. Shumë shpejt do të hapim punimet për Sheshin Skënderbej. Do të fillojmë fillimisht me dy muaj konsultime publike për tu siguruar që në fund të këtij projekti sheshin, ndoshta më të bukurin në Rajon, kur vjen puna për një hapësirë që i akomodon të gjithë dhe që është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në Sheshin “Skënderbej” do të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria për të treguar unitetin kombëtar, pemë dhe bimë për të tregusar përfaqësimin kombëtar.