Në Kosovë është shpallur festë zyrtare 28 Nëntori.
Kreu i qeverisë Ramsh Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kjo ditë do të jetë pushim për të respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.
“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 Nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. RH”, ka shkruar Haradinaj.