Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëron se nuk do të lejojnë që kryeprokurori i ri të emërohet nga Edi Rama. Basha shton më tej se miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të zgjedhin emrin e zëvendëuesit të Llallës, mandati i të cilit përfundon me 3 dhjetor.
“Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Rama. Ky që sulmoi prokurorët që kërkonin arrestimin e Tahirit. Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin, pasi do të thoshte fund i hetimeve për Tahirin, Dakon e etj. Ne nuk do ta lejojmë. Bie në konflikt me frymën e Reformës në Drejtësi, madje absurdi është që edhe Tahiri të votojë, dhe ky prokuror të nxjerrë Tahirin para drejtësisë. Me të gjitha format nuk do të lejojmë emërimin e Kryeprokurorit nga
Rama”, tha Basha.