Hanoveri ia ka sjellë në majë të hundës tifozëve të tij, aq sa pas humbjes së fundit në shtëpi ndaj Këlnit, ata i kanë kërkuar futbollistëve të heqin fanelat që sipas tyre i kanë çnderuar, madje në një farë mënyre i kanë detyruar ta bëjnë një gjë të tillë. Hanoveri ka humbur 11 nga 12 ndeshjet e fundit dhe një tjetër rekord negativ është që kanë humbur gjashtë ndeshje rresht në shtëpi. Skuadra ndodhet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimin, shtatë pikë larg Hofenheimit të vendit të parafundit.