Agim Muça akuzohet për dhunë ndaj 12 nxënësve në shkollën e Ostrenit
Gjykata e Dibrës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie”për mësuesin Agim Muça. Ai u arrestua pak ditë më parë për dhunim të nxënësve. Muça, mësuesi në prag pensionit thuhet se ushtroi dhunë ndaj 12 nxënësve të një klase kolektive në shkollën 9-vjecare të fshatit Orzhanov në Ostren të Bulqizës.
63-vjeçari është denoncuar nga të afërm të nxënësve për dhunë sistematike ndaj fëmijëve. Nxënësit kanë thënë për mediat se 63 vjeçari shkonte shpesh në klasë i dehur.