Pas Antonio Kontes, i cili ka filluar të mendojë për riformatimin e Çelsit dhe Pep Guardiola po interesohet për futbollistë nga Juventusi i Masimiliano Alegrit. Trajneri katalanas ka vendosur ta ndërtojë Mançester Sitin duke filluar nga Leonardo Bonuçi. Ish-lojtari i Barit ka një kontratë me Juven që i përfundon në 30 qershor 2020, por tashmë “qytetarët” kanë një ofertë konkrete për të. Flitet për 25 milionë stërlina, rreth 32 milionë euro, por drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të dorëzohen, aq më shumë që nuk është e lehtë të gjendet një zëvendësues i ngjashëm me të. Tani duhet pritur merkato e ashpër e verës, për të parë nëse ky transferim do të jetë i mundur.