Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve.
Ndërkohë në takim deputeti, Bashkim Fino, ka ngritur shqetësimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Fino është shprehur se ka takuar Tahirin para dy ditësh dhe ky i fundit i ka rrëfyer se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit të çështjes së Orest Sotës.
Sakaq kryeministri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sa i përket çështjes së patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës.
Sipas Ramës çdo kush mund t’i harrojë patentat në makinën e një tjetër personi.
Deputetët e PS te Ligjet
Kryetar Ulsi Manja
Klotilda Bushka
Vasilika Hysi
Bashkim Fino
Bledar Çuçi
Edmond Leka
Alket Hyseni
Saimir Tahiri (nuk ka qenë në takim)
Jurgis Çyrbja