Futbollistja e vitit në Suedi është zgjedhur nje shqiptare. 28-vjeçarja Kosovare Asllani u nderua me “Topin e Diamantit”, çmimi më prestigjioz në kategorinë e femrave futbolliste në Suedi.
Asllani mposhti dy rivalet e saj, Nilla Fischer e Hedvig Lindahl.
“Një lojtare e cila është zhvilluar në mbrojtje, dhe është shndërruar në lojtare kyç dhe lidere në ekipin kombëtar të Suedisë. Ajo posedon aftësi mahnitëse, saktësi në shënimin e golave, dhe ka qëndrim prej fituese”, ishin fjalët dedikuar Asllanit kur iu dha ky çmim nga kreu i federatës, Karl-Erik Nilsson.